Kryebashkiaku Erion Veliaj së bashku me minsitren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndaluan në njësinë 9, për të takuar banorët si dhe për tu prezantuar atyre projektet e ardhshme të Bashkisë. Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës ka mundur të transformojë pamjen e qytetit dhe investimet kanë sjellë rritje të vlerës së pronës.