Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj uroi Ekrem Imamoglu, kandidatin e opozitës në zgjedhjet lokale në Turqi, i cili fitoi me një rezultat të konsiderueshëm votash, përballë kundërshtarit të partisë së Recep Tayip Erdogan. “Urime nga zemra mikut të Tiranës, Ekrem İmamoğlu , për rizgjedhjen në krye të punëve në Bashkinë e Stambollit. Së bashku kemi nisur një rrugëtim të shkëlqyer me B40-ën, rrjetin më të madh të bashkive të rajonit të Ballkanit, ku Tirana ka Presidencën këtë vit, dhe mezi pres të shtojmë bashkëpunimin historik mes qyteteve tona.” – shprehet Veliaj në Facebook.