Top News-Veliaj-u zgjidh pensioni e ushtarakëve/ ‘Luli dezertoi, braktisi Parlamentin dhe Bashkinë’
05/02/2021 15:16

Kryebashkiaku Erion Veliaj në takimin me veteranë dhe ish-ushtarakë, ndau lajmin e mirë se u zgjidh edhe ngërçi i fundit që kishte të bënte me pensionet e tyre. Duke folur me gjuhën e ushtarakëve, Veliaj theksoi se Shqipërisë nuk i duhen dezertues, por njerëz që i bëjnë ballë çdo lufte, siç ishte tërmeti dhe pandemia. “Në ushtri, kur ikën nga lufta quhesh dezertor. Reparti i deputeteve është Parlamenti, reparti i kryetarëve të bashkisë është bashkia, reparti i këshilltarëve bashkiakë është Këshilli Bashkiak. Luli kishte 42 oficerë në repartin e parë, dezertuan. Kishte 25 kryetarë bashkie, dezertuan. Kishte 1200 këshilltarë bashkiakë, dezertuan. Më thoni një njeri që dezerton tre herë dhe tani kërkon të drejtojë prapë një kompani. Veliaj ka deklaruar se LSI po sjell si kandidatë për deputetë njerëz të larguar nga Reforma në Drejtësi, duke mos kursyer as ironinë ndaj presidentit Meta, në lidhje me medaljet që ai shpërndan. “Reforma në Drejtësi largoi një tufë me gjyqtarë e prokurorë, të cilët tani LSI po na i sjell si kandidatë për deputetë. Se nëse Luli është gjumash, këta të LSI-së janë komplet të falimentuar moralisht. Nuk kanë lënë njeri pa bërë Nder i Kombit. Takova disa aktorë që më thanë se u vjen turp të quhen “Nder i Kombit”, kur shohin se kush po i merr këto tituj. Me sa duket, titulli Nder i Kombit ka pësuar një inflacion të jashtëzakonshëm, është bërë si majdanozi, 5 lekë tufa”

Top News-Rrëzohet ankimimi i zv.Kryeministres. Apeli lë në fuqi masat ndaj Ballukut dhe 2 drejtorëve
18/12 17:12
Top Channel/ Video ekskluzive e plagosjes së ‘Guccit’, tentoi të fshihej pas trupit të shokut
18/12 16:31
Top Channel/ Gjyqi i Ballukut në Apel. Zv.kryeministrja kërkoi ndryshimin e masës së ndalimit
18/12 15:54
Top News – CCIT Awards. Dhoma e Tregtisë ndan çmimet për ‘bizneset e vitit’
18/12 15:44
Top Channel/ AMA nderon figurat e ekranit. Krasniqi vlerëson kontributin e profesionistëve të medias
18/12 15:42
Top Channel/ Plagosi për sherrin e Tik Tok. Pranga 36-vjeçarit që tentoi të vriste kundërshtarin
18/12 15:40
Top Channel/ Lirohet Arbër Paplekaj, ish oficeri i RENEA i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit
18/12 15:39
Top Channel/ Konkurrenca fal monopolin e Allajbeut. Gjobiti 6 kompani të grumbullimit të frutave
18/12 15:39
Top News- ‘Kuvendi nuk është arenë beteje’/ Reagon kryeparlamentari pas tensioneve në Kuvend
18/12 15:14
Top News – Meta dëshmon për ’21 Janarin’: Amerikanët ishin në dijeni të skenarit të dhunës
18/12 14:44
Top News – Lirohet ish efektivi i RENEA-s. U dënua me burg për vrasjen para zgjedhjeve në Elbasan
18/12 14:38
Top News – Drejtorja e AKSHI-t në SPAK. Mirlinda Karçanaj njihet me masën e sigurisë
18/12 14:34
Top News- Tentoi të vriste një person/ Në pranga pas 3 javësh autori, ndalohen 2 bashkëpunëtorët
18/12 13:55
Top Channel/ Automjet dhe një motorr përfshihen në një aksident në Fier, pamje nga vendngjarja
18/12 13:50
Top Channel/ Shiste doza kokaine në lokalet e Tiranës, pranga 19-vjeçarit
18/12 13:47
Top Channel/ Toni Gogu pas kaosit në Kuvend: Dhuna s’është alternativë, ligjet s’i bëjnë flakadanët
18/12 13:44
Top News- Plagosja e 51-vjeçarit në Mamurras/ Shpallen në kërkim dy autorët 18-vjeçarë
18/12 13:15
Top Channel/ Tirana diskuton buxhetin, mbledhja në Këshill pa Veliajn, SPAK refuzoi t’i japë leje
18/12 13:02
Top Channel/ E shoqëruar me makinë policie, mbërrin në GJKKO drejtuesja e AKSHI
18/12 12:08
Top News – ‘Ju kam nderuar në Bruksel’. Rama: Fola troç! BE të mbajë fjalën për negociatat
18/12 12:00
DIGITALB DIGITALB