Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njëherësh edhe drejtues politik i kryeqytetit, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë. Veliaj i është drejtuar qëndrës spitalore universitare ‘Nënë Tereza’ ku ka marrë trajtimin e duhur nga stafi mjekësor. Lajmi është bërë me dije nga Bashkia e Tiranës e cila në një njoftim zyrtare sqaron se: “Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu sot një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë.