Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shpallur "Qytetar Nderi" edhe nga Komuna e Bujanocit. Kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani, ka qenë ai që ka propozuar nderimin e kryebashkiakut Veliaj, në shenjë falënderimi për financimin e përmirësimit të kushteve infrastrukturore në shkollën fillore “Naim Frashëri”.