Turizmi, teknologjia dhe ekonomia kanë qenë në fokusin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në dëgjesën e fundit për Buxhetin 2025. Teksa prezantoi disa nga projektet kryesore të investimeve për vitin e ardhshëm, vuri theksin te ndërtimi i shkollave të reja, ku u zotua se numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do ta kalojë shifrën 50. Nga shkolla “Besnik Sykja”, Veliaj tha se Tirana po përjeton një bum turistik.