Partia Socialiste depozitoi listën e kandidatëve të këshillave bashkiakë. Drejtuesi politik i Tiranës, Erion Veliaj prezantoi nga selia qendrore 66 kandidataturat socialiste, kur tha se objektivi i të majtëve është që të sigurojnë 40 mandate në këshillin bashkiak.