Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pati një takim me CEO-n e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, me të cilin ndau detajet e dy projekteve të reja, që priten të nënshkruhen së shpejti për transformimin e Piramidës së Tiranës. Si qëllim kryesor i projekteve të reja që pritet të zbatohen, kryebashkiaku Veliaj tha se është thellimi i njohurive digjitale për të apasionuarit pas teknologjisë mbi moshën 18 vjeç.