Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh I vendosur që politikat sociale të vijojnë të jenë në vëmendje të buxhetit të vitit të ardhshëm të Bashkisë së Tiranës. Teksa e konsideroi si një prej buxheteve më të mëdha në 8 vitet e fundit, me një 10-fishim në shifra, kryebashkiaku Erion Veliaj, listoi disa prej sektorëve më të ndjeshëm socialë, ku do të fokusohen investimet.