Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme. Jashtë SPAK është pritur nga disa qytetarë që e kanë thirrur me fjalët ‘hajdut’. Në krye të qytetarëve, mbështetës të Rithemelimit, qëndonte Klevis Balliu, të cilit Veliaj i ka kutjuar makinën e shtrenjtë me të cilën qarkullon në Tiranë. "Hajdut thuaj Fahri Balliut që ka makinë 100 mijë euro”, ishte përgjigja e Veliajt. Policia rrugore ka gjobitur makinë e ish-deputeti të PD, Klevis Balliu pasi e ka parkuar para SPAK.