Drejtuesi i qarkut të Tiranës për Partinë Socialiste, Erion Veliaj mbërriti në Vorë vetëm pak pas shpalljes së rezultatit paraprak, ku kandidati i PS-së, Blerim Shera fitoi me një rezultat të thellë prej 75% të votive. Veliaj dërgoi një mesazh falënderimi për qytetarët, që i dhanë një besim ët pamasë PS-së dhe premtoi se do ta shpërblejë me punë atë.