Kryebashkiaku I Tiranës Erion Veliaj, pasi fitoi mandatin e tretë për drejtimin e Tiranës, ka nisur turin e falënderimeve në të gjitha njësitë bashkiake. Këtë të shtunë I shoqëruar nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Romina Kuko ndaluan në Lagjen 13, ku krahas falënderimit të qytetarëve theksoi se puna do të vijojë pandërprerë me projektet e nisura edhe në këtë njësi.