Në një ceremoni të veçantë, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi, nderuan me ‘Certifikatën e Mirënjohjes’ 170 maturantët ekselentë të kryeqytetit. Duke i cilësuar ‘VIP-at e Tiranës, Veliaj nuk ngurroi të falënderojë maturantët ekselentë, që mbyllën gjimnazin me vlerësimet maksimale, teksa premtoi edhe mbështetje me bursa për ta. E pranishme në ceremoninë e nderimit, ministrja e Arsimit Evis Kushi pati edhe një apel për maturantët ekselentë të kryeqytetit.