Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nderoi me medalje mirënjohjeje dy kampionët e rinj në boks, pjesë e Sport Klub Tirana, Esmeralda Novruzaj, fituese e medaljes së bronzit në Kampionatin Evropian të Boksit U23, dhe Alban Beqirin, kampion boksi në Ballkan. Gjatë fjalës së tij Veliaj falënderoi sportistët teksa e cilësoi Sport Klub Tiranën si një qendër të re të zhvillimit të talenteve.