Tirana mikpriti këtë javë një grup të rinjsh nga rajoni, në vijim të aktiviteteve të rrjetit B40. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e çeli bashkëbisedimin duke theksuar se vitin tjetër kryeqyteti shqiptar do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. VELIAJ - “Është vërtet një kënaqësi e jashtëzakonshme që kemi një forum të të rinjve nga i gjithë Ballkani. Ne kemi më shumë gjëra që na bashkojnë, ndaj ky forum bashkon çuna dhe goca, që janë e ardhmja”