Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim me sipërmarrës të bujtinave dhe agroturizmeve në kryeqytet. Veliaj u shpreh se nga tregu i ri agroushqimor, AgroPark Tirana, i cili sapo u prezantua në Farkë, do të përfitojnë edhe bizneset që mund të blejnë produktet bio në një mjedis të sigurt, por edhe me çmime të favorshme.