Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nisur një vizitë zyrtare dy ditore në Otava të Kanadasë, përpara se të niset për në Toronto, ku do të mbajë një fjalë si i ftuar në Forumin Urban Botëror. Ai u prit dje nga komuniteti shqiptar në Otava dhe mori pjesë në çeljen e ekspozitës “Diplomart”, e realizuar nga artistët shqiptaro-kanadezë, Entela Konomi, Kastriot Dervishi dhe Altin Muciqi. Veliaj i falenderoi ata për mikpritjen dhe shtoi se marrëdhëniet mes Kanadasë dhe Shqipërisë sot janë në ditët më të mira.