Në 8 vitet e fundit , shërbimi taksi në Tiranë ka pësuar një trasformim total. Në kuadër të nisjes së punës për zhvillimin e Planit Strategjik 5-vjeçar të transportit publik, kryebashkiaku Erion Veliaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të kompanive të taksive. Veliaj u shpreh se më shumë se 60% e flotës së taksive në Tiranë sot janë elektrike, ata ndotin më pak dhe kanë kosto më të ulët për qytetarët.