Bashkia e Tiranës ka rindërtuar shkollën “Emin Duraku” pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti. Në përurimin e saj, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, u shprehën se shkolla e re u ndërtua aty ku ishte, por më e madhe se ajo që ishte, e cila mirëpret 1300 nxënës.