Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet në zonën e Kombinatit, nga ku garantoi se lagjia e re do të ofrojë kushte të përshtatshme dhe bashkëkohore për strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai u shpreh besimplotë se vitin e ardhshëm do t’i jepet fund problematikave që shkaktoi kjo fatkeqësi natyrore në kryeqytet.