Në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste, drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj u ndal në njësinë 10, ku vijoi fushatën e anëtarësimeve të reja në parti duke ftuar të rinjtë t’i bashkohen kësaj force politike. Veliaj u shpreh se rruga ‘Myslym Shyri’, një prej zonave më të frekuentuara të kryeqytetit është transformuar totalisht.