Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ftuar të gjitha kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri. “Sot është më e lehtë për të bërë biznes sepse ka një klimë shumë herë më pozitive. Dikur një vend që prodhonte konflikte, sot është prodhuesi më i madh i stabilitetit në rajon. Ky stabilitet është shumë mirë për të bërë biznes, shumë mirë për turizëm, shumë mirë për sigurinë e atyre që na vizitojnë dhe që operojnë në industrinë e mikpritjes”.