Gjykata Kushtetuese e ka vlerësuar si të paligjshëm vendimin e Qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt. Vendimi është marrë me shumicë votash, ku pesë gjykatës kushtetues i kanë dhënë të drejtë kryebashkiakut dhe tre të tjerë kanë votuar për rrëzimin e kërkesës së tij. Vendimmarrja u komunikua nga kryetarja Holta Zaçaj ndërsa pritet që të zbardhet e plotë në ditët në vijim. Top Neës ka siguruar disa prej argumenteve të dhëna nga trupa e Kushtetueses ku thuhet se: Këshilli Bashkiak e qeveria nuk garantuan një proces të rregullt ligjor pasi nuk u ftua, dëgjua dhe nuk u mbroj Veliaj. Po ashtu në vendim thuhet se i zgjedhuri vendor shkarkohet vetëm nëse ka bërë shkelje të rënda, e ky, sipas Kushtetueses nuk ishte rasti. Po ashtu në vendimmarrje Kushtetuesja argumenton se Veliajt nuk i ishte garantuar një proces i rregullt ligjor.