2 qershori është caktuar për seancën e radhës, sa I takon padisë së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Veliaj ka ngritur një padi për shpifje ndaj ish-kryeministrit, pasi ky i fundit e ka akuzuar për lidhje me Iranin. Seanca e parë me përfaqësimin e dy palëve është mbajtur këtë të premte, e cila zgjati rreth 20 minuta.