Dy ukrainaset që vdiqën në Tiranë nga mbidoza e ilaçeve, Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, dyshohet se ishin pjesë e një grupi ekskortash në Tiranë. Duke iu referuar dëshmisë në komisariatin numër 6 së Yeva Vorona, shoqes së dy ukrainaseve që i gjeti të vdekura në banesën që kishin marrë me qira në Tiranë, tre vajzat dyshohet se janë pjesë e një rrjeti eskortash në Shqipëri.