Kujtimet pas vdekjes së kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny do të publikohen në tetor, përfshirë këtu edhe rasti i helmimit të tij me agjent nervor në vitin 2020 dhe vuajtjet brenda burgjeve ruse, tha të enjten botuesi amerikan i librit. Kundërshtari kryesor i udhëheqësit rus Vladimir Putin vdiq në shkurt në një burg në artik, ku ai mbahej në kushte të vështira, duke shkaktuar reagime në mbarë botën. I titulluar "Patriot", libri do të dalë në treg më 22 tetor, tha botuesi Knopf në një deklaratë, ndërsa e veja e tij konfirmoi se botimi do të dilte edhe në rusisht.