Leonid Radvinsky, miliarderi dhe pronari i platformës së përmbajtjes për të rritur OnlyFans ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga kompania përmes një deklarate, ku tha se ai vuante prej kohësh nga kanceri. Radvinsky bleu shumicën e aksioneve të platformës në vitin 2018 dhe luajti një rol kyç në transformimin e saj në një nga modelet më me ndikim në epokën e biznesit digjital në industrinë e përmbajtjes pornografike. Platforma u mundëson krijuesve të përmbajtjes të tarifojnë drejtpërdrejt përdoruesit për akses në materialet e tyre.