Një 50-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor në Durrës. Viktima ishte duke lëvizur me biçiklete në lagjen numër 14 të qytetit bregdetar kur u mor para nga një makinë që humbi kontrollin e doli nga rruga. Mjeti goditi gjithashtu dhe një motor e më pas u përplas me murin e një biznesi aty pranë. Si pasojë ndërroi jetë drejtuesi i biçikletës ndërsa u plagos ai i motorit. Drejtuesi i mjetit pas ngjarjes u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes