Pesë muaj nga ngjarja tragjike, gjykata në Maidstone në Angli, thotë se shkaku i vdekjes së 22-vjeçarit shqiptar, Algert Lleshi ishte një gropë. Një dëshmitar okular deklaroi para Gjykatës se i riu u rrotullua papritmas me biçikletën e tij dhe u përmbys. Fatkeqësisht ai ra menjëherë pa ndjenja dhe erdhi në vete vetëm shtatë minuta më vonë në momentin kur dy shoferë dhe një infermiere jashtë detyrës i shkuan në ndihmë.