Edhe pse nuk është hera e parë që ndodh, mesdita e të martës shënoi një ngjarje të rëndë në plazhin e Potamit. Një fëmijë vetëm 5 vjeç humbi jetën, teksa u përplas fatalisht nga një gomone, e cila drejtohej nga punonjësi i policisë Arjan Tase. Pamjet që jeni duke parë në ekran i përkasin momentit të ngjarjes së rëndë. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e skafit, e më pas helikat e mjetit lundures i kanë prerë disa pjesë të trupit të saj, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.