50-vjeçarja Albana Saliçe ka humbur jetën pasi ka marrë mjekim në spitalin e Korçës. Sipas informacioneve ajo është paraqitur në spital pas orës 3 të mëngjesit, ku ka qëndruar përreth 2 orë. Mjeku I turnit I ka pohuar se nuk ka problem dhe më pas pacientja ka shkuar në banesë. Pak orë më pas, bashkëshorti I saj konfirmoi se ajo kishte ndërruar jetë.