Vdekja e 32-vjeçarit nga Kolonja që ndërroi jetë mbrëmjen e kësaj të premteje vijon ende të jetë një mister, ndërkohë që familjarët hedhin dyshime nëse i dhanë antibiotikun e duhur, pasi prej disa ditësh Genti Isai kishte dhimbje dhëmballe dhe po trajtohej me ilaçe. Kushëriri i viktimës, Blerti Shabani ka treguar se 32-vjeçari nuk vuante nga ndonjë problem shëndetësor, por vetëm nga dhimbja e dhëmballës prej tre ditësh.