Partia Demokratike ka denoncuar kushtet e këqija në burgjet në vend duke shënjestruar kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, teksa ngre dyshime edhe për vdekjen e Enver Sheshit, një prej të arrestuarve për çështjen e inceneratorëve. Sipas sekretarit për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike, Bislim Ahmetaj, të burgosurve u rrezikohet jeta nga temperaturat e ulëta dhe autoritetet nuk vënë në punë sistemin e ngrohjes.