Kryedemokrati Sali Berisha ka ngritur dyshime lidhur me vdekjen e Enver Sheshit, një prej të arrestuarve për çështjen e inceneratorëve. Për këtë Berisha i referohet deklaratës së Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe ngre akuza ndaj Prokurorisë për fshehje të ngjarjes. E vërteta është se një OPGJ, për arsye që nuk do i marrim vesh ndonjëherë, ishte paraqitur në morg për të konstatuar, ose për të mbledhur të dhëna rreth viktimës. OPSH, aq sa kishte mbledhur, ia kishte nisur Prokurorisë së Tiranës, e cila mohonte kategorikisht të kishte marrë një gjë të tillë, e cila me cinizëm ekstrem, si një shpellë mafie, përgjigjej se nuk ka një çështje penale. Institucionet e specializuara i kthyen mbrapsht inspektorët e Komitetit të Helsinkit me pretendimin se u duhen 30 ditë për të hapur gojën.