Top News- V*au 32-vjeçarin për kanalin vaditës/ Ngjarja në Divjakë, lihet në burg autori i dyshuar
22/08/2025 16:48

Gjykata e Fierit la në qeli 25 vjecarin Xhesion Toromeni, autorin e dyshuar të vrasjes së 32 vjecarit Besmir Kumria ngjarje e shënuar pak ditë më parë në fshatin Kryekuq të Divjakës. Gjatë seancës gjyqsore, autori u shpreh se viktima i kishte dhunuar babain tre vite më parë për një kanal uji dhe se arsyeja pse e goditi atë me thikë mbrëmjen e 19 gushtit, ishte për të marrë hak. Besmir Kumria dyshohet se u vra nga Xhesion Toromeni për shkak të një konflikti që kishin familjet e tyre me njëra tjetrën, lidhur me një kanal vaditës në fshatin Kryekuq. Pas krimit, autori u largua nga vendi ngjarjes, por u kap pak orë më pas nga shërbimet e forcave operacionale. Sipas informacioneve, viktima kishte disa vite pa shkuar në Kryekuq, ndërsa punonte në zonën e Himarës gjatë mujave të verës së bashku me vëllain e tij. Pas rreth një jave ai do nisej në Gjermani tek bashkëshortja, e cila punonte infermiere, por fatkeqësisht u vra me thikë nga 25 vjecari. Ndaj Xhesion Toromenit rëndojnë veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, teksa prokuroria e Fierit pritet të thellojë hetimet lidhur me këtë ngjarje.

Top Channel/ Komiçi: Jemi këtu për shkelje kushtetuese nga kryetari i Kuvendit, jo për Diellën
15/10 17:23
Top Channel/ “Na jepni te drejtën te flasim”, Gjin Gjoni: Lejoni qytetarët të votojnë të lirë
15/10 17:20
Top Channel/ “Askush nuk ka fituar duke përmbysur atë kuvendin”, Xhafaj: Ju bëni ç’të doni
15/10 17:20
Top Channel/Gjiknuri: PD vrau votimin elektronik që propozoi vetë, sepse menduat se vidhen zgjedhjet
15/10 17:19
Top Channel/ Kaso: Nuk e imagjinoj dot që Gjiknuri barazon ministrat me një film vizatimor si Diella
15/10 17:19
Top News – Vrau vëllain dhe kunatën. Sherri për një shumë parash, burg përjetë autorit
15/10 17:09
Top Channel/ Pikëpyetjet mbi vendimin e Gjykatës së Lartë
15/10 16:38
Top News- Arrestohet në Shijak 29-vjeçari/ I siguroi Aldo Avdylajt banesën për t’u fshehur në Tiranë
15/10 16:30
Top Channel/ Pas Tiranës, Von der Leyen zbret në Prishtinë, takim me drejtuesit e qeverisë
15/10 15:48
Top Channel/ Myslimanët pro protestës në mbështetje të liderëve të UÇK në Tiranë
15/10 15:27
Top Channel/ Dita e shkopit të bardhë, marshimi i të verbërve për të drejtave të tyre
15/10 15:23
Top News – Mjekët babë e bijë gënjyen dy herë. Dosja e vdekjes së 3 vjeçarit pas ndërhyrjes dentare
15/10 15:14
Top Channel/ Pikëpyetjet mbi vendimin e GJL në zgjedhjen e anëtarit të Kushtetueses
15/10 15:06
Top Channel/ Pezullohet polici i Rinasit, e kapi mat ‘Fiksi’! Merrte ryshfet
15/10 15:04
“Do i rrëmbenin fëmijët” lajmi bombë: KUJDES! Prokurorët po kërcënohen, Dumani ikën nga Spak!
15/10 14:46
Top News – Shqipëria hyn në SEPA. Ulen kostot e transfertave për individë e biznese
15/10 14:33
Top News- Fuqia e pasaportës/ Shqipëria bie lehtë në krahasim me vitin e kaluar
15/10 14:20
Top News- GJKKO lë në burg të shumëkërkuarin/ I përfshirë në atentatin ndaj Arjan Ndojit
15/10 14:18
Top News – FMN rishikon shifrat. Rritja ekonomike e Shqipërisë, jo aq sa parashikimi
15/10 13:55
Top Channel/ ‘Check-up shëndetësor sa shkon?’, Berisha: Ku janë paratë e shqiptarëve, po…
15/10 13:51