Rreth 80 ushtarë janë nisur që në mëngjes herët nga batalioni i Vaut të Dejës për në Qafën e Kumbulles dhe në Domgjon, zonë në malin e Munellës në kufirinn mes Mirditës dhe Pukës ku situata me zjarret mbetet setioze. Shefi i zjarrfikseve në Mirdite Agim Lleshaj, thotë se është kërkuar ndihmë për ndërhyrje nga ajri nga qendra operacionale në Ministrinë e Mbrojtjes. Pritet që në këtë vatër zjarri të nderhyjë një nga helikopterët e ardhur së fundmi nga Çekia.