Vatikani nuk do të marrë pjesë në "Bordin e Paqes" të Presidentit amerikan Donald Trump, tha Kardinali Pietro Parolin, zyrtari më i lartë diplomatik i Selisë së Shentë, duke shtuar se përpjekjet për të trajtuar situatat e krizës duhet të menaxhohen nga Kombet e Bashkuara. Papa Leoni, papa i parë amerikan dhe kritik i disa prej politikave të Trumpit, u ftua të bashkohej me bordin në janar.