Prestigjozja italiane, La Repubblica i ka dedikuar një artikull krijimit shtetit sovran të urdhrit bektashi në Tiranë. Midis malit të Dajtit dhe ndërtesave të Tiranës së vjetër komuniste, një kupolë e madhe, ajo e kryegjyshatës botërore Bektashiane, qëndron si simbol i harmonisë mes fesë dhe demokracisë. Baba Mondi, udhëheqësi shpirtëror i komunitetit Bektashi, ofron çaj, kafe dhe raki për vizitorët e tij në atë që mund të bëhet një shtet i vogël brenda Shqipërisë, një "Vatikan mysliman". – thuhet në artikull.