“Në muajn shtator mund të kemi një datë për fillimin e gërmimeve”, ka qenë kjo deklarata më e fundit nga Komisioni Qeveritar i Kosovës për Personat e Zhdukur. Sipas autoriteteve të Kosovës, njëri prej vendodhjeve që mund t’i fshehë krimet e kryera nga forcat serbe kundër civilëve shqiptarë në Kosovë, gjatë luftës së viteve 1998/99 është në fshatin Kozhle në jugperëndim të Serbisë. Sipas Komisioni për të Pagjeturit i Qeverisë së Serbisë, përgatitjet kanë nisur për pastrimin e vendit dhe ndërtimin e një rruge hyrëse për Kozhle, afër Novi Pazarit.