Xhevat Jakupi, nga departmenti i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, u shpreh se nga të dhënat e fundit statistikore rezulton se variant Delta i koronavirusit ka mbizotëruar në Kosovë. Në një konferencë për mediat, së bashku me ministrin e Shëndetëisë, Arben Vitia, Jakupi tha se 80 deri në 90 për qind të rasteve të fundit të coronavirusit janë të variantit Delta.