Aktori me fame botërore, Jean Claude Van Damme, ka reaguar pas vrasjes së 61 vjeçarit Ndue Mylyshi, nga qiramarrësi i lokalit të tij, me 4 plumba. Në një video të publikuar në rrjetet e tij sociale, Van Damme shpreh pikëllimin për largimin nga jeta të mikut të tij shqiptar, teksa shpreh ngushëllime për familjen e të afërmit e tij. Eksa bën me dije se ndodhet në Francë për kurim, pas një ndërhyrje kirurgjikale, Van Damme ngrihet në këmbë dhe bën në nder të tij shqiponjën me duar.