Lugina e Valbonës mban fronin si një prej atraksioneve më të mëdha të turizmit në veri të vendit dhe jo vetëm. Bukuritë karakteristetike të Valbonës i bëjnë turisitët që të mahniten sa herë që shkojnë të vizitojnë atë vend. Kjo gjë nuk I ka shpëtuar as revistës prestigjioze amerikane 'Forbes' e cila e ka renditur mes 5 bukurive mahnitëse natyrore të Ballkanit Perëndimor që duhen vizituar.