Disa shtete evropiane po përjetojnë rritje të theksuar të rasteve të reja me COVID-19, teksa ekspertët paralajmërojnë se me heqjen e të gjitha kufizimeve rastet mund të rriten përgjatë verës duke çuar në më shumë vdekje. Mesatarja e vazhdueshme e shtatë ditëve me rastet e reja për milion banorë është në rritje në shtetet si Portugalia, Franca, Gjermania, Spanja, Greqia, Holanda dhe Danimarka.