Rritje infektimesh janë regjistruar kudo në Evropë. Një sërë arsyesh kanë shkaktuar këtë rritje dramatike të rasteve. Në shumë vende ende ka shumë skepticizëm ndaj vaksinës, moti i ftohtë i mbyll njerëzit tani më shumë në shtëpi, vullneti për të mbajtur maskën po bie dhe mbrojtja nga vaksina pas 5 muajsh vaksinimi të dozës së parë bie. Edhe varianti Delta është një faktor shtesë për gjendjen, ai është 10% më shumë infektues.