Top News – Vaksinohen moshat mbi 18 vjeç/ Për dy ditë procesi vijon në të gjithë vendin
29/06/2021 23:02

Për dy ditë në të gjithë vendin po marrin dozat e vaksinave për qytetarët mbi 18 vjeç që duan të vaksinohen. Kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një postimi në ‘Facebook’ shkruan se ky proces vaksinimi po ecën me ritme shumë të mira. Ai ka ndarë foto nga procesi i vaksinimit gjatë së martës në disa qytete të vendit, dhe rikujton qytetarët se stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 në qendrat e vaksinimit. Kryeministri u bën thirrje qytetarëve të paraqiten me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit. Më herët gjatë ditës Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, prof. Silva Bino u shpreh se vaksinimi i moshave më të reja është i rëndësishëm për rritjen e ndërgjegjësimit dhe shmangien e shpërthimeve epidemike të mundshme të variantit të ri Delta. Për dy ditë kanë prenotuar për të marrë dozën e vaksinës afro 25 mijë persona në e -albania. Gjatë gjithë procesit të vaksinimit në Shqipëri nuk është lejuar përzgjedhja e llojit të vaksinës. Edhe pse kishin prenotuar për tu vaksinuar ka pasur të rinj të cilët kur kanë mësuar se vaksina që përdorej ishte coronavac, kanë refuzuar ta bëjnë. Mësohet se ditë të hapura të vaksinimit do të ketë edhe herë të tjera për të bërë të mundur që përveç fashës moshore që është planifikuar të vaksinohen edhe persona të tjerë përtej kësaj moshë në mënyrë që të krijohet mbrojtje ndaj mutacionit delta apo varianteve që mund të vijnë. Deri më tani në gjithë vendin janë kryer mbi 950 mijë vaksinime kundër covid 19 që nga nisja e procesit në fillim të janarit.

Top News- Braho zotohet për ‘qasje të ashpër’, mesazh politikanëve të korruptuar e kriminelëve
24/12 21:54
Top Channel/ Tragjedi në Mesdhe, 116 emigrantë humbin jetën, vetëm një i mbijetuar
24/12 20:16
Top Channel/ Radhë 7 km në Kakavije, kthimi i emigrantëve në atdhe, fluks në kufi me Greqinë
24/12 20:16
Top News- Bllokohen 5 tonë djathë e 944 kg fileto pule, s’kishin etiketë shqip/ Gjobitet subjekti
24/12 20:14
Top News- Banesa merr zjarr tek Plazhi i Vjetër, flakët “përpijnë” gjithçka
24/12 20:13
Top Channel/ Universitetet,10 mijë vende bosh! Raporti: Sudentët me mesataren më të lartë,te privati
24/12 19:55
Top Channel/ Premtimi i Ramës tek Onkologjiku: 15 mln euro ekstra për barnat, kimio në rrethe!
24/12 19:51
Top Channel/ Zjarr në lagjen “1 Maji” në Vlorë, shkrumbohet plotësisht banesa
24/12 19:48
Top Channel/ Kokainë në lokale e taksi, 33 fletë-arresti për shpërndarësit e drogës në Tiranë
24/12 19:47
Top Channel/ Lirohen protestuesit, gjykata i lë pa asnjë masë sigurie
24/12 19:44
Top News – Liderët e mjekësisë estetike/ VAANMED dhe Frontera zgjerojnë bashkëpunimin për 2026
24/12 18:43
Top News- 48 pako kanabis të fshehura në shasinë/ Arrestohet 30 vjeçari, në kërkim organizatori dhe…
24/12 17:15
Top News – Shpërndanin drogë nëpër Tiranë. ‘Labirinti’ arreston 27 persona, 6 të tjerë në kërkim
24/12 15:42
Top Channel/ Kaos me trafikun në Kakavijë, emigrantët drejt atdheut për festat
24/12 15:35
Top Channel/ Nga burgu në burg, u kap në shtëpi bari në Angli, por kërkohet edhe nga Shqipëria
24/12 15:27
Top Channel/ Investimet në QSUT, Rama sheh nga afër punimet: Transformim spitalit
24/12 15:25
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata e Tiranës rrëzon arrestimin e policisë
24/12 15:23
Top Channel/ “Vendosni maskat, vaksinohuni”! Shumë të prekur nga Gripi. Rekomandimi i mjekëve
24/12 15:23
Top Channel/ Emigrantët kthehen për festa, radhë kilometrike në Kapshticë
24/12 15:17
Top Channel/ Festa e Krishtlindjes, besimtarët marrin urimin e Kryepeshkopit Joan
24/12 15:13
DIGITALB DIGITALB