Pas faljeve të së premtes, besimtarët kosovarë u vaksinuan kundër koronavirusit në pikat e hapura para xhamive në vend. Deri më sot, 800 mijë banorë të kosovës janë vaksinuar plotësisht ndërsa 1.6 milionë kanë marrë dozën e parë. Nisma është ndërmarrë pasi autoritetet vunë re një ngadalësim në procesin e imunizimit.