Top News-Vaksinë e detyruar në Kosovë…!/Qeveria miraton masa të reja kundër covid 19
30/11/2021 22:25

Qeveria e Kosovës këtë të martë miratoi masat e reja kundër koronavirusit, të cilat tha se kanë për qëllim frenimin e përhapjes së pandemisë. Sipas masave të reja, qytetarët që do të hyjnë në Kosovë duhet të kenë dëshminë e vaksinimit të plotë, të testeve negative apo dëshmisë se e kanë kaluar koronavirusin. Por, masë e re, sa i përket vaksinimit, është se shtetasit e Kosovës dhe ata me qëndrim të përkohshëm, nëse janë të vaksinuar me një dozë, jo më të vjetër se katër javë, do të duhet të paraqesin edhe dëshmi për test negativ jo më të vjetër se 48 orë. Sipas masave paraprake, personat që nuk kanë qenë të vaksinuar plotësisht se nuk kanë pasur test negativ është dashur të vetizolohen për shtatë ditë. Nga paraqitja e dëshmive për vaksinim apo të testeve për COVID-19 përjashtohen personat që kalojnë transit nëpër Kosovë, personat nën 12 vjeç si dhe ata që kanë dëshmi mjekësore se nuk mund të vaksinohen. Dëshmia e vaksinimit të plotë po ashtu do të kërkohet edhe nga personat që përdorin transportin publik. Mbajtja e maskës vazhdon të jetë e detyruar. Sipas masave, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00. Ndërkaq, as orari i gastronomisë nuk ka ndryshuar, sektor i cili lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërkaq muzika ndalohet pas orës 21:30. Klubet e natës vazhdojnë të jenë të ndaluar, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës. Të gjitha masat e fundit kundër pandemisë mund t’i gjeni duke klikuar

Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17
Top News -Afati kushtetues për presidentin e ri/ Rreziku për zgjedhje të reja, asnjë hap nga partitë
02/04 11:01
Top News – “Asnjë votë për kandidatët e Kurtit”. LDK nuk do të mbështesë emrat e VV për president
01/04 17:27
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/ Mbushen tribunat në ‘Fadil Vokrri’, tifozët shqiptarë nisën këngën
31/03 20:51
Top Channel/ Kosova, gati të shkruajë historinë! “Dardanët” me formacion sulmues
31/03 20:08
Top Channel/ Radhë kilometrike në Morinë, qindra tifozë nga Shqipëria në mbështetje të Dardanëve
31/03 17:19
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45