Ekipi i BioNTech, kompania e bioteknologjisë që bashkëpunoi me Pfizer për të zhvilluar një ARN efektive të mesazherit kundër COVID-19, ka parashikuar që një vaksinë kundër kancerit mund të jetë gjerësisht e disponueshme brenda dekadës së ardhshme. Udhëheqësi i këtij ekpi, profesor Ozlem Tureci thotë se kompania po punon për një kurë për kancerin, e cila do të bazohej në përparimet e arritura nga shkencëtarët gjatë zhvillimit të vaksinës COVID-19, . Ai shpreon që vaksina të jetë gjerësisht e disponueshme brenda vetëm tetë viteve.