Top News – Vaksina e Pfizer në Kosovë/ Kompania ende në diskutime me qeverinë
19/02/2021 20:13

Kompania Pfizer/BioNtech ende është në diskutime me Qeverinë në detyrë të Kosovës për furnizim me vaksina kundër koronavirusit. Kjo është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, nga ana e vetë kompanisë. “Ende jemi në diskutime me Qeverinë në Kosovë për të siguruar qasje në vaksinë. Bisedat janë të fshehta dhe nuk kemi ndonjë informacion për të dhënë aktualisht”, ka thënë Ursa Lakner, një zyrtare e lartë e Pfizer. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, pati njoftuar në janar se kishte marrë konfirmim e Pfizer, për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit. Ende sot, ministria e shëndetësisë nuk ka dhënë një datë të saktë se kur mund të arrijnë në Kosovë vaksinat Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Këtë të fundit, Kosova pritet ta marrë falas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra. Kosova pret të marrë nga COVAX-i rreth 100.800 doza të kësaj vaksine. COVAX, ka thënë se planifikon të nisë dërgesën e parë në mars. Por, disa dërgesa do të bëhen edhe në fund të shkurtit, tek ato shtete që i kanë plotësuar kriteret. Ndryshe nga Kosova, në disa shtete të rajonit vaksinimi tashmë ka nisur. Shqipëria e filloi imunizimin më 11 janar, maqedonia e veriut e nisi këtë të mërkurë ndërsa serbia, ka vaksinuar tashmë mbi 1 milionë njerëz. Ajo e nisi vaksinimin në fund të dhjetorit duke përdorur vaksinën e pfizer dhe biontek dhe më pas e ka vijuar me vaksinën ruse dhe atë kineze. Të premten madje serbia tha se ka lidhur një marrëveshje të re me Pfizer, për mbi 2 milionë doza vaksine. Dy ditë më parë ndërkohë edhe në malin e zi mbërriti kontigjenti i parë me vaksina anti covid, dhuratë nga serbia.

Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08