Zhvilluesit danezë të vaksinës së vetme të licencuar të lisë së majmunit janë të gatshëm për të përmbushur kërkesën globale Si i vetmi laborator që prodhon një vaksinë të miratuar tashmë kundër lisë së majmunëve, kompania daneze Bavarian Nordic thotë se lista e saj e porosive ka nisur të mbushet pasi sëmundja tipike e rrallë ka filluar të përhapet në mbarë botën dhe veçanërisht në Evropë. Rolf Sass Sørensen, Zëvendës President, Bavaria Nordic tha kanë një kapacitet vjetor në vendin e prodhimit në afërsisht 30 milionë doza në vit. Kështu që mund të prodhojnë mjaft doza dhe se me kërkesën aktuale, tregu global furnizohet plotësisht.